Në moshën 88-vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtarja amerikane, Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel për Letërsi. Familja Morrison ka konfirmuar se autorja amerikane ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër, raporton BBC.
Autorja e 11 romaneve e fitoi çmimin “Nobel” për Letërsi më 1993. Ajo kishte publikuar romanin e saj të parë “The Bluest Eye” më 1970.
Libri i saj i famshëm “Beloved” tregoi rrëfimin e një skllaveje afro-amerikane dhe më 1998 u kthye në film me Oprah Winfreyn.
Familja Morrison përmes një njoftimi ka thënë se Toni ka vdekur natën e 5 gushtit e rrethuar nga familja dhe miqtë.
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (51%, 229 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (32%, 142 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 54 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (5%, 24 Vota)
Gjithsej Votues: 449