Live

Vdes themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, Adnan Shabani

19:58 / 06 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ka ndërruar jetë themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, Adnan Shabani.

Sipas një njoftimi nga kjo Klinikë, varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën në vendlindjen e tij në Shkup.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, mjeku i shquar dhe humanisti i madh, Dr. Adnan Shabani. Dr. Shabani ishte pionier i kirurgjisë plastike në vendin tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin, zhvillimin dhe ngritjen profesionale të kësaj fushe në Kosovë. Me profesionalizëm të lartë, përkushtim të palodhur dhe zemër të madhe, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë dhe në shëndetin e mijëra pacientëve.

Klinika e Kirurgjisë Plastike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ndan dhimbjen me familjen, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër. Humbja e Dr. Adnan Shabanit është e pazëvendësueshme, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë në profesionin tonë dhe në kujtimet tona. Varrimi i te ndjerit bëhet me datën 07 e hëne në vendlindjen e tij në Shkup. Pusho në paqe, Doktor. Me respekt të thellë, Klinika e Kirurgjisë Plastike – QKUK”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua