Live

Vdes ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala – i njohur si “Ftyra”

08:54 / 28 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ka ndërruar jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala, i cili njihej si “Ftyra”.

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i të ndjerit në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se Shala vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, raporton Klankosova.tv.

“Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari i komandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftëtarëve dhe Dëshmorëve të kombit”, thuhet mes tjerash në postimin e familjarit të të ndjerit.

Shpërndaje në

U Kopjua