Ka ndërruar jetë Agim Maka, veprimtari i njohur nga Juniku.
Për vdekjen e tij ka njoftuar Ruzhdi Shehu, kryetari i komunës së Junikut.
Në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij, komuna e Junikut sot ka organizuar një mbledhje komemorative, në ora 12:00 në Sallën e Asamblesë Komunale.
Familja Maka dhe Komuna e Junikut njoftojnë se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Junik, Gacafer.