Vedat Muriqi e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2023.
Sulmuesi kosovar shkëlqeu në të 16-ën e finales së Copa del Rey duke e shënuar një gol dhe duke asistuar në fitoren 2:0 ndaj Ponteverda CF në Estadio Municipal de Pasaron.
Përfaqësuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutat e fundit, ndërsa fillimisht asistoi në golin e Abdon Prats, e më pas shënoi edhe vetë, shkruan kosovalive.net.
Ai ndihet i lumtur që e ndihmoi ekipin, ndërsa pret që skuadra ishullore ta nisë mirë vitin edhe në La Liga, duke nisur nga e shtuna.
“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë në një fushë të vështirë. Por, ne fituam dhe gjëja më e rëndësishme e kësaj loje ishte të kalonim në rundin tjetër. Tash duhet ta harrojmë këtë lojë sepse e kemi një lojë të madhe në shtëpi të shtunën”, deklaroi fillimisht 28 vjeçari pas lojës.
“Jam sulmues dhe nëse shënoj dhe nëse ekipi im fiton, është e qartë se jam mjaft i lumtur. Një gol nga demoni dhe një nga pirati”, vazhdoi ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios, shkruan kosovalive.net.
Muriqi e kaloi një vit fantastik me Mallorcën, ndërsa do të mundohet ta vazhdojë atë edhe më 2023.