Live

Vëllai i Paul Walker lë të hapur mundësinë për një rikthim në filmat “Fast&Furious”

14:13 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Pas vdekjes tragjike të Paul Walker në vitin 2013, vëllezërit e tij Cody dhe Caleb, u përfshinë në skenat përfundimtare të filmit “Fast And Furious”.
Aktori që luante rolin e Brian O’Conner e humbi jetën në një aksident komunikacioni para përfundimit të vazhdimit të shtatë të filmave të popullarizuar.

Ndërsa në një intervistë për Metro.co.uk, Cody e ka lënë të hapur opsionin për një kthim potencial për karakterin e Paul (Brian) pas vdekjes së tij.
“Janë thënë shumë gjëra për filmin, po qarkullojnë shumë thashetheme. Mendoj se gjithçka është e mundur dhe do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”.

“Shumë gjëra janë thënë. Është një spekulim se franshiza mund të shkojë në një hapësirë më të madhe, prandaj kurrë nuk i dihet… Asgjë nuk përjashtohet, kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë ai.
Bashkë yjet e Paul, përfshirë Tyrese Gibson, Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez, aktualisht janë duke xhiruar për pjesën e nëntë të Fast&Furious në Londër.

Shpërndaje në

U Kopjua