Vëllaznimi përjetoi një fund të hidhur në sezonin e kaluar ku u mposht në barazh nga skuadra e Trepçës ’89, ndërsa Onix nga Banja lundruan të qetë dhe të pashqetësuar në mesin e tabelës.
Ndeshja do luhet në Istog me skuadrën e Onix si vendase andaj nuk pritet të jetë aspak lehtë për Gjakovarët që kanë synime të mëdha si çdo herë tjetër.
Takimi Onix-Vëllaznimi luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e Istogut.