Live

Vendi ku ndodhi aksidenti me fatalitet në Galicë të Vushtrrisë (FOTO)

16:38 / 13 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Galicë të Vushtrrisë. Si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Si fillim ky lajm u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, e që i vdekur ka mbetur shoferi i cili pa bartte nxënësit.

Për Klankosova.tv, ka folur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës  Avni Zaiti, i cili thotë se të lënduar kanë mbetur shtatë persona.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i veturës viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë pasagjeret që ndodheshin në automjet”, deklaroi Zaiti.

Edhe Vjollca Bilalli, shefe e shërbimit emergjent në spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka folur për Klankosova.tv.

Ajo tha se gjendja e të lënduarve është stabile.

“Gjendja e nxënësve është përgjithësisht stabile. Një nxënëse është referuar për trajtim në Prishtinë, në QKUK, për shkak të lëndimeve pak më të rënda. Derisa të tjerët janë liruar, duke iu rekomanduar edhe konsultimin me mjekët dhe trajtimin e mëtutjeshëm”, tha Bilalli.

E më poshtë gjeni vendin se ku ndodhi aksidenti:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shpërndaje në

U Kopjua