Live

Veprim urgjent ose protestë – kërkesa e veteranëve për themelimin e institucioneve të reja

09:42 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shoqata e Veteranëve ”Roja e Kohës” ka sjell një kërkesë në një reagim të saj, referuar situatës me ngërçin politik.

Këta përfaqësues veteranësh, paralajmërojnë madje protestë mbarë popullore, nëse nuk merren hapat konkretë për krijimin e institucioneve të reja, transmeton klankosova.tv.

”Kërkesë urgjente për ndërtimin e institucioneve dhe paralajmërim për protestë gjithëpopullore

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës”, duke ndjekur me shqetësim krizën e zgjatur në vend për krijimin e institucioneve shtetërore, reagon fuqishëm ndaj papërgjegjshmërisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pa dallim partie.

Mosgatishmëria për të ndërtuar institucionet dhe lojërat politike në kurriz të qytetarëve, po i kushtojnë vendit rëndë, duke cenuar themelet e demokracisë dhe duke thelluar krizën institucionale e sociale.

U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve se kanë përgjegjësi elektorale dhe kushtetuese, dhe askush nuk duhet të mendojë se do të tolerohet pafundësisht. Ne, qytetarët dhe veçanërisht veteranët e kësaj shoqate, nuk do të rrimë duarkryq.

Nëse brenda një kohe të arsyeshme nuk ndërmerren hapa konkretë për krijimin e institucioneve të reja, Shoqata “Roja e Kohës” do të ftojë një protestë gjithëpopullore, në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtës së qytetarëve për përfaqësim të ndershëm.

Deputetët duhet ta kenë të qartë: Ne nuk ju kemi votuar për të mbrojtur interesat tuaja personale apo partiake, por për të na përfaqësuar dhe për të na shërbyer me nder dhe dinjitet.

Kosova ka nevojë për institucione, jo për pazare politike!”.

Shpërndaje në

U Kopjua