Live

Vesa Luma po sjell këngë me artisten e suksesshme shqiptare në Amerikë

18:08 / 08 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Vesa Luma dhe Njomza kanë bashkuar forcat për të sjellë një këngë bashkë.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare po i gëzon fansat e saj me këtë lajm.

Vesa së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me yllin Njomza Vitia, një tjetër shqiptare e cila po zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artistja Vesa publikoi një imazh ku ajo dhe Njomza fotografohen me flamur shqiptar në duar, dhe e paralajmëroi bashkëpunimin.

Çfarë nate!! Ishe e mrekullueshme! Çfarë zëri, e performance! Krenare me ju! Mezi po e pres bashkëpunimin tonë. Po, ky është lajmi!!!”, shkroi Vesa Luma krahas fotografisë.

Shpërndaje në

U Kopjua