Live

Vesa Luma u kerkon falje fansave

13:04 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Vesa Luma konsiderohet ndër artistet më të kompletuara të tergut shqiptar.

Këngëtarja ka qenë shumë më aktive më herët por lindja e djalit dhe shpërngulja në Zelandën e re bëri që Vesa të sjell më pak projekte muzikore.

E i fundit ishte “Spaska qenë e shkrume” në bashkëpunim me Denik Prizrenin

Sic duket këngëtarja nuk ka ndërmend të sjellë dicka të re së shpejti, e arsyetimin për këtë e ka dhënë nëpërmjet instastoryt:


“Dua t’ju kërkoj falje të gjithë ju që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë nuk më vjen frymëzim në asnjë moment… Besoj janë shumë faktor që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re, për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një presion për të nxjerrë nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë sipas 98% të rasteve as do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Unë gjithë jetën kam jetuar nga fryma e muzikës, por kësaj here nuk dua të më marrë përpara euforia e të jem përsëritëse e gjërave që kam bërë tani e përpara shumë viteve. Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme për mua të gjej drejtimin e duhur për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjes sime për momentin. Do të mundohem të mos ju zhgënjej. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja duke i sqaruar fansat në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i falenderuar dhe duke iu premtuar se nuk do t’i zhgënjejë.

Shpërndaje në

U Kopjua