Live

Veseli: Do të ketë vetëm fitore për Kosovën

14:44 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i ka vazhduar takimet mobilizuese me degët e kësaj partie, në Viti dhe Kaçanik. Sipas njoftimit për media, degët e këtyre dy komunave kanë filluar përgatitjet intensive për zgjedhje.

“Vizioni ynë, përfundimi i proceseve të shtetndërtimit, vendimet e mëdha në dobi të mirëqenies së qytetarëve, guximi për marrjen e përgjegjësive të reja, janë vetëm disa nga arsyet pse qytetarët anekënd Kosovës po na bashkohen. Kjo fitore e jona do të jetë fitore e Kosovës në Dekadën e Re, për t’i hapë rrugë perspektivës së vendit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Veseli para anëtarëve të këtyre dy degëve, thuhet npë njoftimin e Zyrës për Shtyp të PDK-së.

Ai ka shtuar se ka një optimizëm e mobilizim të madh në të gjitha degët.

“Me njerëz të mirë, të aftë e të ndershëm, punëtorë e profesionistë të zellshëm që duan të punojnë për vendin e tyre do të ketë vetëm fitore për Kosovën”, ka deklaruar Veseli.

Shpërndaje në

U Kopjua