Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kanë bërë homazhe në vendin e rënies të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 30-vjetorin e vdekjes së tyre, raporton KosovaLive.
Veseli që njëherësh është edhe Kryetar në detyrë i Kuvendit të Kosovës pas homazheve tha se ndihet i emocionuar në këtë përvjetorë pasi që këta dy heronj i ka pasur edhe bashkëluftëtarë.
Ai tha se nëse dikush dëshiron ta di se ka po shkon shteti jonë atëherë le ta shikojnë këta djem të rinj ranë në altarin e rinisë.
“Kaluan 30 vjet dhe si me qenë dita e sotme. Para 30 viteve kemi pasë lavdinë e këtyre dy heronjve. Këta heronj tanë kanë qenë udhëheqësit e lëvizjes sonë, kanë qenë paraardhësit e UÇK-së, ndihem shumë krenar dhe i emocionuar sepse i kam pasur edhe bashkëluftëtar dhe jam krenar për atë çfarë kemi bërë në të kaluarën, dhe jam krenar se ka po shkon rinia jonë. Duhet të punojmë më shumë për shtetin tonë”.
“Në qoftëse dikush dëshiron të shikojë se nga vie liria, nëse ka diçka në këtë shtet tonë të pavarur dhe sovran le ta shkojnë se këta djem të rinj kanë rënë në altarin e lirisë e bashkë me ta para tyre janë qindra mijëra tjerë dhe pas tyre mijëra tjera. Respekt e përgjegjësi më shumë”, ka deklaruar Veseli, raporton EO.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk u prononcua për medie.
Fazliu dhe Zhitia ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.