Live

Vetaksident i rëndë në Drejë të Istogut

15:22 / 16 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident i rëndë.

Nga pamjet që ka publikuar Istogu Channel, shihet se vetura ka rënë poshtë urës dhe se sipas kësaj faqeje, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes shihet se janë edhe stafi shëndetësor e policia.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Shpërndaje në

U Kopjua