Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën Shirokë të Suharekës.
Për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë një person, i cili fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë. Për shkak të natyrës së lëndimeve, i njëjti është transferuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Fatkeqësisht, rreth orës 23:00 është konfirmuar se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.