Live

Vetaksident në Zallq të Istogut, lëndohen pesë persona

14:38 / 20 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në Zallq të Istogut ka ndodhur një vetaksident ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:20, Policia  është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, njoftoi Rugova për Klankosova.tv

May be an image of 3 people and car

Shpërndaje në

U Kopjua