Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku një person ka mbetur i lënduar pasi iu rrokullis vetura.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person.
Ndërkaq, Osmani njoftoi se personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
“Rreth orës 09:45 është raportuar për një vetë aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Si pasojë një automjet ka përfunduar i rrokullisur. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Hetues policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, ju kanë përgjigj rastit duke filluar hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, tha Valon Osmani