Live

Veteranët u kërkojnë deputetëve ta nënshkruajnë betimin, si reagim për padrejtësitë e Speciales ndaj UÇK-së

12:08 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

sh-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka një kërkesë për deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, të nënshkruajnë ”Betimin për Drejtësi”, dokument i cili u kërkon atyre reagim për siç thotë, padrejtësitë që po bëhen në Hagë nga Gjykata Speciale.

Ndër tjera, ai u shpreh se SHBA ka ndryshuar qëndrim ndaj kësaj gjykate, ndërsa tani është koha që këtë ta bëjë edhe Kosova.

”Shpresojmë që deputetët do ta nënshkruajnë këtë betim simbolik si një zotim moral për t’i adresuar padrejtësitë ndaj krerëve të UÇK-së dhe ushtarëve të tjerë që po gjykohen padrejtësisht në Hagë”, tha ai.

”Tani që edhe Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale, ka ardhur koha që ta bëjë të njëjtën edhe Kosova”.

Ai tha se “nuk ka akuzë më të rëndë sesa Shtëpia e Bardhë ta quajë abuzuese këtë trup gjykues”.

”Nuk jemi as për shpërbërje. Ne jemi për kontroll dhe thirrje për drejtësi. Të ndajë drejtësi. Të mos quhet Kosova ‘Kosovë Metohi’, të mos zhvaten fonde në emër të drejtësisë dhe të bëhet padrejtësi. Dhe këto. Vetëm kaq”, tha Haradinaj.

Sipas tij, deputetët duhet t’i kërkojnë llogari kësaj gjykate dhe ata “sot kanë arsye dhe kanë fakte që nuk është ajo drejtësia që këta kanë menduar që do të jetë.

Shpërndaje në

U Kopjua