Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja për targat, ndër to edhe masa e qortimit për ata që bartin targat KM në vend të atyre RKS.
Por, duket se kjo masë nuk po zbatohet në Zveçan, pasiqë veturat me targa KM po lëvizin lirshëm atje.
Po ashtu edhe në Zubin Potok nuk po zbatohet kjo masë.
Gazetari i Klan Kosova, ka raportuar nga Zubin Potoku se as në këtë komunë nuk po ndalen veturat me targa ilegale.
Një patrullë policore me dy zyrtarë serbë që ndodhej në këtë zonë, sipas raportimit të gazetarit, nuk i ndalte veturat me targat KM. Arsyetimi i zyrtarëve ishte se nuk ndodheshin aty për këtë çështje.
Kujtojmë se kjo masë do të vazhdojë deri më 23 nëntor, e pastaj do të vazhdohet me masën e gjobitjes. Nga 21 janari, mandej do të bëhet edhe konfiskimi i veturave që nuk janë me RKS.