Një burrë ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij në lagjen e doktorëve në veri të vendit, i janë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu.
Sipas policisë, ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin ,transmeton Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.