Live

Vijon sot sërish seanca: A do bëhet Kuvendi me të zotin?

08:04 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot, nga ora 10:00, për të vazhduar seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë.

Në përpjekjen e fundit, kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme nga deputetët.

Ajo mori 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime – numra që nuk mjaftuan për zgjedhjen e saj. Kryesuesi Avni Dehari pati konstatuar se propozimi nuk kalon dhe seanca u ndërpre.

Partitë opozitare kanë bërë të qartë se nuk e përkrahin Haxhiun për postin e kryeparlamentares, “Vota jonë do të jetë e njëjtë”, ka thënë shkurtimisht Çitaku për Klankosova.tv.

Ndërsa nga Vetëvendosje kanë theksuar se nuk do të tërheqin kandidaturën e saj./Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua