Live

Vizitoi varrin e babait dhe takoi familjarët në EULEX, gjykimi ndaj Thaçit vijon të hënën

08:15 / 23 Mars 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca e radhës në çështjen e njohur si “Thaçi dhe të tjerët” do të mbahet të hënën duke filluar nga ora 09:00.

Seanca e radhës për Thaçin vjen pas vizitës që ai e pati në Kosovë, i cili u lejua të qëndrojë përkohësisht në varrezat e Burojës dhe në shtëpinë e tij, pas vdekjes së babait.

Thaçi erdhi të premten në Kosovë, ku fillimisht vendosi kurorë lulesh të varri i babait, Haxhiut, e më pas natën e kaloi në selinë e EULEX-it në Prishtinë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, në selinë e EULEX-it ai u takua me vëllezërit e tij dhe bashkëshorten.

Ish-presidenti i vendit u nis këtë të shtunë për në Hagë në ora 13:00.

Thaçit nuk iu lejua që të merrte pjesë në varrimin e babit të tij i cili vdiq më 16 mars dhe u varros më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.

Shpërndaje në

U Kopjua