Live

Vjedhje e rëndë, arrestohet grupi prej pesë personash të dyshuar

10:49 / 09 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Pas hetimeve hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë pesë persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale  të  “Vjedhjes së rëndë”, rast ky i  ndodhur me datë 03.11.2019  në fshatin Sazli , KK Ferizaj.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.  

“Të dyshuarit, A.XH. (m/sh/k 19 vjeç),  A.M. (m/sh/k  16 vjeç), I.M. (m/sh/k 30 vjeç ) , A.TH. (m/sh/k 24 vjeç) dhe A.TH. (f/sh/k/ 30 vjeçare,  më datën 03.11.2019,në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro”.

Gjatë hetimeve është gjetur një sasi e të hollave të vjedhura, të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë pranuar se stolitë e arit i kanë shitur.  

Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer.

Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,ndërsa ndaj të dyshuarit të mitur 24 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...