Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti kishte vjedhur produkte ushqimore në një market.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vlera e produkteve ushqimore ishte 80 euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari ëhtë dërguar në mbajtje.
“Rr. UÇK, Prishtinë 25.04.2025 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte vjedhur nga një market produkte ushqimore në vlerë rreth 80€. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.