Nga votimet në diasporë, në konsullatën e Kosovës në Kanada shumicë të madhe të votave ka marrë Lëvizja Vetëvendosja: përkatësisht 216 vota nga 255 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë 13 vota në Kanada, siç raportoi RKT-ja nga brenda ambienteve ku po numërohen votat nga KQZ.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4 vota.