Live

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri, i dyshuari pranon veprën

10:44 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një vrasje ka ndodhur të dielen mbrëma në Vushtrri.

Viktima e këtij rasti është A.Z, 19 vjeçar.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar, B.D i moshës 19-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni, tha për Klankosova.tv se i dyshuari është intervistuar.

“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen”, deklaroi ai për Klankosova.tv

“Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, shtoi Preteni.

Preteni ndër të tjera tha se brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit

Shpërndaje në

U Kopjua