Policia ka njoftuar se një person është qëlluar me armë zjarri dje në Gjakovë. Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari gjendet në arrati.
“Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë 11.04.2025 – 13:13. Viktima mashkull kosovar, është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Gjakovë, pasi që pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Në vend-ngjarje si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.