Live

Vrasjet e fundit, Tërnava: Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi

07:28 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ka folur për vrasjet e fundit që kanë ndodhur në vend.

Para qytetarëve, ai është shprehur se secili duhet të respektojë jetën e tjetrit.

“Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha. Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin”.

“Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava, sipas EO-së.

Shpërndaje në

U Kopjua