Live

Vuçiq sot nderon Gjuriqin, drejtorin e policisë që u suspendua në veri

10:16 / 09 Nëntor 2022

Nga admin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do ta presë kapitenin Nenad Gjuriq, i cili ishte drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, dhe kapitenin Aleksandar Filipoviq, ish shef i Drejtorisë Rajonale, shkruan në faqen e presidencës serbe, transmeton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se Vuçiq do t’i dhurojë Gjuriqit “Urdhrin e Meritës” të Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri, i cili jepet për kryerjen mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa kapitenin Filipoviq e nderon me Medaljen e Artë për Guxim “Milosh Obiliq”, e cila ndahet për veprime në të cilat doli në pah guximi personal.

Gjuriq është suspenduar nga posti i tij javën e kaluar, me vendim të Qeverisë së Kosovës për shkak të sabotimit dhe thirrjes për rezistencë, dhe për shkak të deklaratës se policia në veri të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për t’i paralajmëruar serbët të cilët nuk i kanë riregjistruar veturat e tyre në targa RKS.

Pezullimi i Gjuriqit kulmoi me pakënaqësitë e serbëve në Kosovë, pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për ta ndryshuar vendimin rreth ri-regjistrimit të automjeteve me targa RKS, pas së cilit serbët nga veriu vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...