Live

VV kishte paralajmëruar ankesë për rivotimin me postë, në Supreme ankohet vetëm PDAK-LpB

18:32 / 12 Mars 2025

Nga Kosova Live

Përkundër paralajmërimit nga Vetëvendosje se do të ankohen në Gjykatë Supreme, për rivotimin me postë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ende.

Gjykata Supreme ka pranuar 43 ankesa administrative nga subjektet politike kundër vendimeve të PZAP’së.

Për 42 ankesa është vendosur, ndërsa ankesa e fundit është pranuar dje nga koalicioni PDAK-LpB në Ferizaj.

“Lidhur me kerkesen tuaj, ju njoftojme se Gjykata Supreme, lidhur me Zgjedhjet Nacionale, deri me sot ka pranuar gjithsej 43 ankesa administrative (AA) nga subjektet politike/kandidatët, kunder vendimeve te Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa- PZAP. Per 42 ankesa eshte vendosur, derisa ankesa e fundit e paraqitur nga PDAK-LPB në Ferizaj, kunder vendimit të PZAP-së, A.nr. 631/2025, e pranuar dje, me date 11 mars 2025, është në procedure për vendosje. Ankesa ka te beje me rezultatet e QNR-se, per votat e diaspores, me poste”, tha zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka- Lutfiu për Gazetën Express.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia kishte hedhur poshtë si të paafatshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Mirëpo me këtë vendim nuk është pajtuar Lëvizja Vetëvendosje.

Sami Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së është shprehur se vendimi është arbitrar dhe kjo do të kundërshtohet nga VV.

Kurteshi ka thënë se ankesën do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Supreme.

Shpërndaje në

U Kopjua