Live

Warren Zaire-Emery në histori të Ligës së Kampionëve

23:15 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ndeshja e sotme e Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Bayern Munich ka nisur me një rekord të veçantë që në momentin kur është shkelmuar topi i parë.

Futbollisti i parisienëve, Warren Zaire-Emery, u bë në moshën 16 vjeç e 343 ditë, lojtari më i ri që ka nisur nga minuta e parë një ndeshje të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.

Një sinjal i qartë se djaloshi ka një të ardhme të shkëlqyer, që e ka treguar herë pas here me paraqitjet e tij.

Në fakt, ai rezulton se ka lindur pasi dy shokët e tij të skuadrës, Lionel Messi dhe Sergio Ramos, kishin debutuar në këtë turne.

Në fakt, Ramos ka luajtur në të njëjtën fazë të turneut me fanellën e Real Madrid ndaj Arsenalit pikërisht në ditën kur Warren Zaire-Emery ka lindur, më 8 mars 2006.

Shpërndaje në

U Kopjua