Tifozët anglezë qysh në orët e hershme të së dielës kanë filluar të festojnë nëpër kafenetë e Prishtinës, raporton KosovaLive.
Ata shihen mjaftë të lumtur, madje edhe po tregojnë dashurinë e tyre për Kosovën, e kryesisht për mikpritjen e ngrohtë.
Tifozët anglezë po e tregojnë edhe dashuri për vendin tonë duke brohoritur “We love Kosovo, We do, Kosovo we love you” janë thirrjet e tifozëve anglezë në Prishtinë.
Në një prononcim , njëri nga tifozët Tom Brooks, tha se në ndeshjen e sotme mund të jetë fituese edhe Kosova, pse jo.
Një tjetër tifoz thotë se Kosova është brilante dhe mund të dalë fituese sonte.
Kosova dhe Anglia në orën 18:00 do të zhvillojnë ndeshjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë e për këtë ndeshje janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të shkojë gjithçka në rregull.