Arsene Wenger ka zbuluar se Arsenali vite më parë kishte tentuar ta transferonte Lionel Messin dhe Gerard Piquen nga Barcelona.
Pasi Cesc Fabregas po shkëlqente në fillimet e karrierës së tij në Emirates, The Gunners kishin tentuar të ndërtonin një skuadër të fuqishme me transferimin e argjentinasit dhe spanjollit.
Ish-mesfushori i Chelseat ishte transferua te Topçinjtë në vitin 2003 nga Barcelona, por Wenger ka zbuluar se ata tentonin më pas ta merrnin edhe Messin e Piquen.
“Ne tentuam, por nuk ishim afër transferimit të Messit”, ka thënë Wenger në një intervistë për beIN Sports. “Por, ne tentuam ta transferonim Piquen, Messin , por morëm vetëm Fabregasin, ne tentuam, mirëpo ne atë kohë ata kishin filluar të shkëlqenin”.
“Mos të harrojmë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2006, atëherë kur luajtëm me Barcelonën, Messi nuk arriti të luante shkaku i lëndimit…kështu që para 13 vitesh ai tashmë luante standard”.
“Çfarë ka bërë ky djalë, është e pabesueshme”, ka shtuar më tej Wenger.
Në të kaluarën, Arsenali kishte tentuar edhe transferimin e Cristiano Ronaldos dhe Ronaldinhos, mirëpo nuk kishin sukses.