Live

WhatsApp arrin në Nokia 8110 dhe tek sistemet KaiOS

19:49 / 23 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Duke mos pasur mundësinë e përdorimit të aplikacionit WhatsApp për përdoruesit e mobilit Nokia 8110 4G , ishte nje barrier e madhe per ta. Por jo me tani, falë një bashkëpunimi midis krijuesit të KaiOS dhe Facebook(OS që përkrahet në Nokia 8110 dhe WhatsApp në Facebook) tani kjo barrier eshte zgjidhur.

WhatsApp është në dispozicion për pajisjet me 512MB dhe 256MB RAM. Aplikacioni për mesazhe WhatsApp thuhet se erdhi në Nokia 8110 në Indi disa muaj më parë, por tani pronarët e Nokia 8110 mund ta instalojnë aplikacionin.

Sipas kompanisë KaiOS, WhatsApp është tani në dispozicion për Nokia 8110 globalisht, Cat B35 dhe Doro 7060 në Evropë, JioPhone dhe JioPhone 2 në Indi, MTN Smart dhe Orange Sanza në Afrikë, dhe Multilaser ZAPP dhe P70 Positive në Brazil.

Sigurimi i WhatsApp në KaiOS ndihmon për të lidhur miqtë dhe familjen në një mënyrë të thjeshtë, të besueshme dhe të sigurt”, tha Matt Idema perfaqësuesi i WhatsApp.

Shpërndaje në

U Kopjua