Live

Xhaka lë Zvicrrën-Futbolli nuk është gjithçka

14:31 / 06 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita shumë shpejt do të bëhen prindër.

Granit Xhaka  mund të largohet nga Zvicra në tetor për shkak të lindjes së gruas së tij dhe me gjasë do të humb dy ndeshjet e mëdha kundër Danimarkës dhe Irlandës. Të njëjtën gjë e bëri edhe Seferoviq, i cili u largua menjëherë pas ndeshjes me Irlandën pasi bashkëshortja e  tij kishte lindur.

Në një intervistë të fundit për mediat zvicerane, i pyetur rreth kësaj Xhaka thotë se ka gjëra më të veçanta në jetë se sa futbolli.

“Ka gjëra më të veçanta në jetë sesa futbolli. Për shembull, kur bëhen baba. Me Haris  Seferovic u ra dakord që ai të japë gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të udhëtojë në shtëpi. Dhe me mua, ndoshta do të binte në atë kohë kur luanim”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...