Live

Yll Limani do vijë me këngë të re

10:21 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Yll Limani është ndër këngëtaret më aktiv këtë verë.

Këngëtari ndan me fansat në instagram, video nga koncertet e tij të shumta. E kësaj radhe Ylli në po këtë rrjet social ndau një imazh të tijin. Poshtë imazhit shkruhej: “Pse je me to? Kur nuk e do”, duke nënkuptuar vargjet e këngës së re.

Kënga e fundit e Yllit mbetet “Nuk po kalojka”, e cila rezultoi shumë e suksesshme duke mbledhur mbi 4 milionë klikime në YouTube.

Shpërndaje në

U Kopjua