Live

Zbulohet prezantuesja e “Këngës Magjike”

09:55 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Si cdo vit tjetër edhe sivjet do të mbahet festivali i këngës, “Kënga Magjike 2019”.

Festivali do të mbahet në datat 4, 5 dhe 7 shtator.

Ndërsa tani është kuptuar se edhe kush do ta shoqërojë Ardit Gjebrean në skenë.

Ishte ky i fundit që publikoi një fotografi me modelen Adrola Dushi, ku shkruante : “U kry”, duke nënkuptuar se sivjet festivalin do ta prezantojë bashkë me modelen e njohur.

Më pas, edhe vet Adrola ndau me ndjekësit e saj në Instagram të njëjtën fotografi, me ç’rast edhe ka konfirmuar që këtë vit do të jetë pjesë e “Kënga Magjike”.

“Emocionet thyejnë ligjet e modestisë.. dhe pa dashje realiteti i ngjan një ëndrre! Faleminderit Ardit Gjebrea”, ka shkruar Adrola Dushi në Instagram.

Shpërndaje në

U Kopjua