Live

Zëdhënësi i Ronaldos mohon pretendimet se ai tradhtoi Georginën

23:06 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Cristiano Ronaldo ka reaguar duke mohuar akuzat e një influencere venezuelase se kanë kryer marrëdhënie bashkë.

Blogerja, e cila quhet Georgilaya, nga ana tjetër pretendon se ka fjetur me Cristianon në mars të vitit 2022.

“Kur lexova mesazhin, mendova se po të shkoja atje thjesht do të bisedonim, do të njiheshim më mirë, mbase mund të bëja disa foto të tjera. Nuk e mendoja se në atë situatë do të bënim seks. Fakti është se ka ndodhur. U miratua nga ana ime, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar nga fama dhe fuqia e Cristiano Ronaldos” ka deklarur ajo.

Një zëdhënës i Ronaldos i ka thënë The Sun: “Kjo është krejtësisht e rreme dhe shpifje”.

Shpërndaje në

U Kopjua