Live

Zemaj: Pa marrëveshje politike nuk ka zgjedhje të kryetarit të Kuvendit

10:28 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i betuar i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se pa marrëveshje politike, nuk do të ketë zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, e as formim të Qeverisë.

Ai tutje rikthekson se qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar, transmeton Klankosova.tv.

“Është me rëndësi që pa marrëveshje politike nuk ka as zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, as Qeverisë. Qëndrimi i LDK-së është i qartë, edhe tek presidentja dhe në seancën plenare, ne kemi ofruar një zgjidhje”, tha ai.

Tutje, Zemaj thotë se sipas zhvillimeve në politikë, asnjë parti nuk do bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas ti, situata që ka kapluar sot Kuvendin e Kosovës, është si pasojë e VV-së.

Shpërndaje në

U Kopjua