Live

Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ: Hapat që duhet të ndjekin votuesit e diasporës për problemet me zarfet

17:17 / 28 Prill 2025

Nga Kosova Live

69 mijë e 134 shqiptarë të Shqipërisë kanë votuar nga jashtë vendit dhe e kanë sjellë zarfin me votën e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas Euronews.al, edhe pse shifra e pjesëmarrjes në këto 10 ditë të para është në nivele të kënaqshme, janë të shumta problematikat që kanë hasur shqiptarët e diasporës, në procedurat e marrjes dhe kthimit të zarfit.

Nga mungesa e fletës së votimit brenda na zarf, tek dorëzimi në persona të tretë apo edhe problem me kthimin e zarfit për shkak të kompanisë, janë disa nga shqetësimet kryesore që emigrantët kanë denoncuar në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këto shqetësime, KQZ ka paraqitur një protokoll se si duhet të veprojnë emigrantët që kanë hasur problem.

Fillimisht duhet të futen në PER. Pasi të jenë loguar me të dhënat e tyre, duhet të zgjedhin një nga opsionet, “Konfirmo marrjen e fletës së votimit”, ose “raporto një problem me zarfin”.

Tek ndërfaqja e problem zgjedhin një nga opsionet e listuara, ose tjetër duke e përshkruar atë.

Vendosin të dhënat e zarfit postar dhe dërgojnë këtë raportim të problemit.

Shpërndaje në

U Kopjua