Edon Zhegrova ka shkëlqyer në ndeshjen Basel – Getafe.
Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës, Zhegrova luajti si titullar kundër Getafe, duke dhënë një paraqitje spektakolare.

Ylli i kombëtares së Kosovës ishte i pandalshëm në krahun e djathtë, duke hapur shumë telashe për Kenedy.
Zhegrova ishte pjesëmarrës edhe në aksionin që solli golin e dytë, duke bërë disa kombinime të sakta në krahun e djathtë.
Ai në këtë ndeshje arrit të marrë vlerësimin më të lartë të ndeshjes me 8.0.