Live

Zhegrova, më i miri i muajit nëntor në Zvicër

18:27 / 11 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Pas një periudhe të vështirë, anësori i Kombëtares së Kosovës ka gjetur formën më të mirë te Basel në Superligën e Zvicrës.

20 vjeçari është përzgjedhur si futbollisti më i mirë i muajit nëntor në elitën e futbollit zviceran, përcjell lajmi.net.

Muaji nëntor ka qenë më i mirë që nga koha e transferimit të anësorit nga Prishtina te Baseli nga skuadra e Genk.

Një nga ndeshjet ku Zhegrova ishte i jashtëzakonshëm, ishte ajo kundër Young Boys, ku talenti premtues i Kosovës gjithashtu shënoi edhe një gol të bukur.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...