Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është i përcaktuar që të nënshkruajë me mesfushorin e Chelsea, N’Golo Kante.
Sipas Don Balon, strategu francez synon që kjo të arrihet në vitin 2020.
Zidane thuhet se do të donte që ta shihte bashkëkombësin të kalonte në Santiago Bernabeu, skuadra prej ku është e gatshme që të paguajë 100 milionë për Kante.
Mesfushori ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje në Premier League sezonin e tanishëm.