Trajneri i Real Madridit Zinedin Zidane është shprehur i lumtur me lojtarët që ka në dispozicion.
Eshtë pritur që Reali të transferojë ndonjë lojtar të madh këtë verë por kjo akoma nuk ka ndodhur.
“Jemi gati për të filluar. Jam i lumtur me lojtarët që kemi. Jemi përgatitur dhe pa asnjë dyshim do të bëjmë më të mirën. Duam të luajmë mirë dhe këtë do të provojmë të bëjmë. James Rodriguez është në formë të mirë dhe jam i lumtur që e kam në ekip. Besoj te secili, edhe te Bale i cili mund të largohej, mirëpo është ende me ne dhe është një lojtar i rëndësishëm”, deklaroi Zidane.
I pyetur për Pogban dhe Neymar tha se nuk janë në klub, andaj nuk do të flas për ta.
“Pogba është në Manchester United, ne duhemi ta respektojmë këtë gjë. Neymar nuk është një lojtar i Real Madridit dhe unë kam lojtarë të rëndësishëm”, përfundoi tekniku francez.