Live

Zidane i impresionuar nga Bale

11:41 / 25 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është impresionuar nga sulmuesi Gareth Bale.

Bale gjatë tërë verës ka qenë i padashur nga klubi dhe Zidane kërkonte shitjen e tij.

Por, uellsiani ka arritur të tregoj vetën duke u bërë lojtari kryesor në klub.

Për këtë gjë është mahnitur edhe tekniku francez, i cili tha se lojtari është i fokusuar si pjesa tjetër e klubit.

“Është i fokusuar, si të gjithë të tjerët. Dëshiron t’ia dal mirë, është moment i mirë. Është lojtar i rëndësishëm dhe e di që është lojtar i mirë. Na ndihmon kur sulmojmë dhe mbron kur është në mbrojtje. Të gjithë se bashku do t’ia dalim mirë”, deklaroi ai.

Real Madrid sot do të pres në ‘shtëpi’ Osasunen, ndeshje e cila zhvillohet në orën 21:00.

Shpërndaje në

U Kopjua