Pas humbjes nga Roma pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2, Zinedine Zidane është shprehur se është në pritje të disa transferimeve.
“Kemi lojtarë që janë këtu dhe ky është shqetësimi ynë. Këtë të shtune, do të fillojmë kampionatin e La Ligës dhe duhet të jemi të gatshëm”, tha fillimisht francezi.
“Mund të ndodh çdo gjë sepse ka kohë edhe tri javë të tjera para se të mbyllet afati kalimtar. E dimë që duhet të jemi në formën më të lartë. Ndeshja e parë është të shtunën. Do të bëjmë përgatitjet të mërkurën dhe duhet të jemi të gatshëm për të shtunën”, deklaroi ai.