Live

Zidane jep fjalë të mëdha për Benzema

18:55 / 23 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se sulmuesi Karim Benzema, është duke u treguar lider.

Futbollisti francez luajti shumë mirë në ndeshjen e djeshme ndaj Galatasaray, të cilën e fituan me rezultat minimal 0-1.

Tekniku francez ka thënë se Benzema është lider dhe është duke dhënë kontributin e tij.

“Është natyrale. E di që është lider. Kur jemi në të njëjtin mendim, të gjithë duhet të kontribuojnë në mënyrën e tyre. Karim luan në mënyrën e tij dhe jep këshilla”, deklaroi ai.

Reali dje arriti të mposhtë Galatasaray, ndërsa në ndeshjen e radhës për kualifikimet në Ligën e Kampionëve do të presë në “Santiago Bernabeu”, PSG-në.

Shpërndaje në

U Kopjua