Real Madrid nuk po kalon në formë të mirë i cili po drejtohet nga Zinedin Zidane.
Madrilenët humbën të mërkurën prej Parisit, me rezultat 3-0, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Prej të mërkurës janë përmendur shumë emra për të zëvendësuar Zidanin.
Trajneri francez sot ka folur në konferencë për media, para ndeshjes Sevilla- Real Madrid, e cila luhet të dielën prej orës 21:00.
Zidane tha se nesër do të luajnë ndeshje të vështirë ndaj Sevillas.
“Ndeshja, ne do të luajmë në një fushë të vështirë. Ata janë kryesuesit e kampionatit dhe po luajnë mirë, por ne jemi të përgatitur për gjithçka”, ka thënë fillimisht Zidane.
I pyetur për shkarkimin e tij, ai ka thënë se ndihet i fortë.
“Shkarkimi, nëse filloj të lexoj… jam jashtë. Ndihem i fortë. Gjithmonë më kanë mësuar të mos i ul kurrë krahët dhe të vazhdoj të punoj deri në minutën e fundit”, ka vazhduar ai.
Zidane ka treguar se nuk e shqetëson lakimi i emërit të Mourinhos si zëvndësues i tij, pasi ai mendon se klubi ka besim te ai.
“Mourinhou, nuk më shqetëson aspak fakti që emri i tij qarkullon. Klubi ka besim tek unë”, ka përfunduar Zinedin Zidane.