Live

Zidane përgjigjet rreth spekulimeve për shkarkimin e tij nga Real Madridi

19:41 / 21 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Real Madrid nuk po kalon në formë të mirë i cili po drejtohet nga Zinedin Zidane.

Madrilenët humbën të mërkurën prej Parisit, me rezultat 3-0, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Prej të mërkurës janë përmendur shumë emra për të zëvendësuar Zidanin.

Trajneri francez sot ka folur në konferencë për media, para ndeshjes Sevilla- Real Madrid, e cila luhet të dielën prej orës 21:00.

Zidane tha se nesër do të luajnë ndeshje të vështirë ndaj Sevillas.

“Ndeshja, ne do të luajmë në një fushë të vështirë. Ata janë kryesuesit e kampionatit dhe po luajnë mirë, por ne jemi të përgatitur për gjithçka”, ka thënë fillimisht Zidane.

I pyetur për shkarkimin e tij, ai ka thënë se ndihet i fortë.

“Shkarkimi, nëse filloj të lexoj… jam jashtë. Ndihem i fortë. Gjithmonë më kanë mësuar të mos i ul kurrë krahët dhe të vazhdoj të punoj deri në minutën e fundit”, ka vazhduar ai.

Zidane ka treguar se nuk e shqetëson lakimi i emërit të Mourinhos si zëvndësues i tij, pasi ai mendon se klubi ka besim te ai.

Mourinhou, nuk më shqetëson aspak fakti që emri i tij qarkullon. Klubi ka besim tek unë”, ka përfunduar Zinedin Zidane.

Shpërndaje në

U Kopjua