Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësinë të takojnë nga afër ata që shpesh përballen me rrezikun për të shpëtuar jetë.
Nga ora 09:00 deri në orën 14:00, zjarrfikësit do të jenë të pranishëm në sheshin “Zahir Pajaziti” me pajisjet e tyre të punës, për të prezantuar nga afër me aktivitetet dhe pajisjet që përdorin në misionin e tyre të përditshëm.
Përmes këtij organizimi simbolik, përveç nderimit për punën dhe sakrificat e tyre, synohet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e gatishmërisë dhe sigurisë ndaj zjarrit dhe fatkeqësive të tjera.